Kreshnik Tusha

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, Apeli rikthen në burg Kreshnik Tushën: Nuk bashkëpunon me drejtësinë

7 Gusht 2020, 10:06| Përditesimi: 7 Gusht 2020, 11:14

  • Share

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rikthyer në burg Kreshnik Tushën, i arrestua më herët dhe lënë më pas në arrest shtëpie, në lidhje me ngjarjen e vrasjes së dy biznesmenëve në Laç mbrëmjen e 30 majit, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Kreshnik Tusha u arrestua mbrëmjen e vrasjes, ku u paraqit i plagosur në spitalin e Kurbinit, por që me identifikimin e autorëve të vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, u la në arrest shtëpie. Fakti që ai nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe nuk ka sqaruar se si është plagosur, ka bërë që apeli ta rikthejë atë sërish në burg, në seancën e mbajtur më 5 gusht.

Rikthimi në qeli i 21-vjeçarit Tushës ndodhi pas ankimimit nga Prokuroria se ai nuk është bashkëpunues me drejtësinë.

Por ky vendim i Gjykatës së Apelit nuk është pranuar nga avokati i Tushes, i cili shprehet se "drejtësia e ka kapur autorin e vrasjes së dy-fishtë, pse duhet që Tusha të kthehet në qeli".

Më 8 korrik Gjykata e Kurbinit vendosi  për 21-vjeçarin "arrest shtëpie", duke vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen. Masa e sigurisë për Tushën u ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes së dy nga autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, Eduart Lamaj dhe Ilir Xhepës.

Viktimat, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika

Kreshnik Tusha

Komento

Komente

  • Puka: 07/08/2020 10:38

    Nuk ju paske mbush xhepat gjykatesve ne apel per ate te kthyn ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?