Vrasja e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, Ukrainë, ministrja e jashtme: Dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus

8 Prill 2022, 22:22| Përditesimi: 8 Prill 2022, 22:26

  • Share

1649409649_krama2.jpg

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me sulmin në Kramatorsk. Për Xhaçkën, ajo është dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus.

"Vrasja e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, një ditë pasi u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për shkak të mizorive që ka kryer në Ukrainë është edhe më shumë një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus.Tashmë është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara. Vrasja e civilëve është bërë pjesë e rregullt e aktivitetit ushtarak të Rusisë. Bota duhet të bashkohet për të dënuar këtë luftë mizore, ilegale dhe regjimin kriminal që po e bën atë", tha Xhaçka.


Lajmi kryesor:

Von der Leyen me jelek antiplumb viziton Bucha dhe Kievin, takon Zelenskyn: Anëtarësimi juaj në BE fillon sot! Zbulohet varreza masive në Makarov! 50 të vdekur në masakrën e Kramatorsk


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?