Vrasja e çiftit Pasho në Itali, gjykata lë në burg Elona Kaleshin, ish të dashurën e djalit të tyre (VIDEO)

25 Dhjetor 2020, 08:23| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 18:52

  • Share

Arrest me burg ka vendosur gjykata italiane për Elona Kaleshin, ish të dashurën e djalit të bashkëshortëve Pasho trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar dhe të vendosur në 4 çanta.

Sipas mediave italiane, gjyqtari vendosi nga provat e mbledhura në hetimin e karabinierëve të Firenzes.

Ndër çështjet mbi të cilat gjykatësi hetues do të pajtohej me akuzën janë dëshmitë e pronarëve të banesave në lagjen San Jacopino ku mendohet se çifti mund të jetë vrarë në fillim të nëntorit 2015.

Sipas dëshmive, qiramarrësit u shprehën për një aromë të që vinte nga shtëpia dhe se kishin parë duke u larguar me disa valixhe një grua, që dyshohet se ka qenë pikërisht Elona Kalesha.

Elona Kaleshit, ish e dashura e djalit të çiftit Pasho, u arrestua nën akuzën e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të trupave të dy bashkëshortëve, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor. 

Çifti Pasho është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar, janë vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano.

Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë gjë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Elona Kaleshi, ish e dashura e Taulant Pashos

 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?