Vrasja e Bledar Dedjas në Itali, merret në pyetje një grua shqiptare! Dyshohet se viktima ishte i shoqëruar në momentin kur u sulmua

26 Janar, 08:26| Përditesimi: 26 Janar, 08:43

  • Share

ITALI- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Dei Carpini Paderno del Grappa ku të dielën e 21 janarit u gjet i vrarë me thikë 39 vjeçari shqiptar Bledar Dedja.

Mediat italiane shkruajnë se në pistën e hetimeve është përfshirë edhe një grua me të cilën viktima ishte njohur 2 vite më parë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore me të.

30 vjeçarja shqiptare e cila dyshohet se ka pasur marrëdhënie Bledar Dedjan, është marrë në pyetje nga hetuesit dhe ka pranuar se është takuar me të ndjerin që prej 2 vite më parë.

Një ndër pistat që po hetohet është që Dedja të ketë qenë i shoqëruar edhe nga dikush tjetër në momentin që është goditur me thikë pas shpine.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?