Flamur Beqiri dhe bashkëshortja e tij

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Londër në sy të bashkëshortes dhe fëmijës, arrestohen 3 persona në Suedi

8 Tetor 2020, 22:08| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 22:20

  • Share

Tre persona në Suedi janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes së Flamur Beqirit, vëllai i modeles Misse Beqiri. 36-vjeçari kosovar u ekzekutua me 10 plumba në sy të bashkëshortes dhe fëmijës përpara shtëpisë së tij në Londër më 24 dhjetor të 2019.

Autoritetet suedeze arrestuan 3 persona, 33,31 dhe 22 vjeç të cilët do të përballen me drejtësinë. Gjithashtu një tjetër 23-vjeçar, Anis Fouad Hemissi është arrestuar më parë si autori kryesor i vrasjes. Ai u ekstradua në nga Danimarka në Londër në qershor të këtij viti.

Urdhërues i vrasjes mendohet se është kreu i një bande të njohur droge, Amir Faten Mekky, që u arrestua në Dubai në qershor

Flamuri i njohur si Alex Beqiri me origjinë nga Ferizaj ka një të shkuar kriminale, pasi kishte lidhje të ngushta me figura të njohura të grupit të Malmos, si Naief Adaëi, të cilët ishin përfshirë në një kontrabandë masive të kanabisit 12 vite më parë.

Sipas burimeve, ai bashkëpunonte me një bos të bandës, i cili kishte grupin rival, të njohur si “Los Suecos”, që do të thotë "suedezët".

Sipas Mirror”, ata dyshohen se kanë porositur, grabitje, rrëmbime, në qytete, restorante në plazh dhe kanë patur edhe përplasje me armë në depot e bombave të rivalëve.

 

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?