Shkëlzen Kastrati dhe Albert Zaja

Vrasja e biznesmenit Shkëlzen Kastrati në Fier, Apeli vendos 19 vite burg për Albert Zajën, përfiton ulje dënimi

13 Mars, 16:18| Përditesimi: 13 Mars, 16:58

  • Share

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 19 vjet burgim Albert Zajën, i cili  akuzohet për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Fierit më 1 shkurt të 2021. Zaja do të kryeje vetëm 12 vite e 8 muaj burg për shkak të  gjykimi i shkurtuar.

Për vrasjen e Kastratit, krahas Zajas dyshohen si pjesëmarrës edhe disa persona të tjerë, ndërsa në kërkim janë edhe 3 bashkëpuntorët të cilët nuk janë kapur nga policia. Në listën e policisë si autor i ngjarjes përveç Albert Zajës ishte edhe Elmir Tufa, i cili u kap në Fushë-Krujë më 2 nëntor të 2023 dhe është në lënë në arrest në burg nga Gjykata e Fierit. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi mbajtjen e të dyshuarit në qeli për vijimin e hetimeve, ndërkohë që avokati pretendoi se klienti i tij ka alibi pasi ka qenë në gjykatën e Krujës ditën kur ka ndodhur ngjarja. Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë si bashkëpunëtorë në krim, Elson Xhecuka 29 vjeç dhe Silvio alias Roland Cara 41 vjeç, janë ende në arrati. Ata dyshohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me 2 plumba në lagjen Sheq në Fier ku kishte dhe lokalin e tij brenda makinës tip Benz me të cilën po lëvizte 1 shkurtit 2021. Të katër personat sipas akuzës kanë pasur detyra të ndara në këtë atentat, pasi dy i janë afruar me makinë  objektivit Shkëlzen Kastrati, duke qëlluar njëri prej tyre. Sipas aktit të ekspertimit, Kastrati është qëlluar nga një distancë e afërt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Hetimet u përqendruan tek hakmarrja, pasi disa vite më parë është tentuar të vritet në atentat, vëllai i tij, Klemend Kastrati. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?