Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, deputeti i PS: Të zbardhet një orë e më parë ngjarja

19 Prill 2023, 16:41| Përditesimi: 19 Prill 2023, 16:42

  • Share

1681906751_Q.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndreca ka tha se organet e ligjit duhet të zbardhin një orë e më parë vrasjen e Ardian Nikulajt.

“Ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ku mbeti i vrarë Ardian Nikulaj, na ka tronditur shumë të gjithëve. Ardiani ishte një mik fort i mirë e i respektueshëm për të gjithë. Organet ligj zbatuese duhet të veprojnë me force, për ta zbardhur një ore e më parë këtë ngjarje të rendë. Ngushëllime familjes, gjithë miqve e shokëve. Të qoftë dheu i lehtë miku im. Shpirti të pushoftë në paqe”, tha Ndreca.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet duke pirë kafe në lokalin e tij biznesmeni politikan në Shëngjin, anëtar i PSD për Këshillin Bashkiak Lezhë! FOTO nga momenti i vrasjes! Ja pistat e hetimit


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?