Vrasja e Behar Sofisë, SPAK kërkon nga 30 vite burg për 4 të pandehurit dhe 7 vite burg për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shyti

5 Dhjetor 2023, 15:15| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 17:37

  • Share

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për 5 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në 25 shkurt të vitit 2021. 

Në pretencën e SPAK, kërkohet dënimi me nga 30 vite burg për 4 të pandehurit: Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi, Xhuljano Visha. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite burg.

Ekzekutori, Ernejt Shyti u arrestua 2 javë në Mal të Zi pas atentatit ku u vra Behar Sofia. Në dëshminë e dhënë në GJKKO, ai ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë duke rrëfyer se do të paguhej me 5 milionë lekë. Ndërsa pas tij u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë. Ndërsa personi që dyshohet se dha urdhrin për ekzekutimin e Behar Sofisë, Jemin Sheraj, është ende në kërkim. 

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/12/2023 05:08

    C'eshte ky denim 7 vjet per nje vrases edhe pse eshte i penduar i drejtesise?! Tek ne,kur dikush /pendohet/e ben per t'i shpetuar denimit me vdekje,te perjetshmit,apo shume te gjate ne varesi te krimit,por asnje vrases nuk eshte denuar deri me sot kaq pak.Ky minimumi,pa te drejte uljeje e gjykim te shkurtuar,duhet te ishte denuar 20-25 vjet,se e dinte qe e kishin derguar te vriste,jo te vidhte pula e megjithate zgjodhi t'a bente ate krim,kurse porositesit duhej te ishin denuar minimumi 35 vjet-burgim te perjetshem.Kodi penal shqiptar duhet ndryshuar e ashpersuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?