GJKKO dënon me 127 vite burg grupin e pesë vrasësve të Behar Sofisë! Ekzekutori i penduar Ernjet Shyti vetëm 7 vjet

24 Janar, 15:53| Përditesimi: 24 Janar, 17:18

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) ka dënuar me 127 vite burg në total 5 nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Behar Sofisë më 25 shkurt të vitit 2021. Ashtu siç kishte kërkuar edhe SPAK gjykata ka dënuar me nga 30 vite burg për 4 të pandehurit: Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi, Xhuljano Visha. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin u dha dënimi  me 7 vite burg.

5 të akuzuarit u deklaruan fajtor për kryerjet e veprave penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”

Ekzekutori, Ernejt Shyti u arrestua në Mal të Zi, 2 javë pas atentatit ku u vra Behar Sofia. Në dëshminë e dhënë në GJKKO, ai ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë duke rrëfyer se do të paguhej me 5 milionë lekë. Ndërsa pas tij u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë.

Ndërsa personi që dyshohet se dha urdhrin për ekzekutimin e Behar Sofisë, Jemin Sheraj, është ende në kërkim dhe procedimi për të është ndare. 66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë.

Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/01/2024 01:25

    7 vjet burg?! Vodhi gje pula,apo dyqane,apo u denua vetem per armen pa leje?! C'jane keto denime qesharake pse na qenka /i penduar/?! Minimalisht duhej denuar me 20-25 vjet.Statusi i /te penduarit/ i duhej dhene vetem per te evituar burgimin e perjetshem,por jo per t'a denuar me 7 vjet.

    Përgjigju
  • Alex: 24/01/2024 18:32

    Autori pasi

    Përgjigju
  • poli: 24/01/2024 16:21

    keta duheshin denusr me burgim te perjetshem..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?