Izet Haxhia

Vrasja e Azem Hajdarit, prokuroria kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë!

6 Janar 2022, 13:34| Përditesimi: 6 Janar 2022, 14:39

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Më 21 janar në orën 14:00 do të mbahet edhe seanca ku do të paraqiten faktet nga mbrojtja e Haxhisë.

Kujtojmë se pas 22 viteve vrasja e deputetit Azem Hajdari është duke u rigjykuar nga e para në dhomën penale në Tiranë. Shkak është bërë kërkesa e Izet Haxhisë, i cili  kërkon të përballet në gjyq me dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Sali Berisha, për të hedhur dritë sipas tij me të vërteta të pa bëra publike më herët në lidhje me vrasjen e Azem Hajdari.

Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj kanë qenë të panumërta.

Komento

Komente

  • Daku: 07/01/2022 08:45

    ????????

    Përgjigju
  • Iris: 07/01/2022 01:34

    Pretenca zakonisht jepet e fundit,kur eshte mbyllur gjyqi si nga prokuroria,si nga mbrojtja.Si ka mundesi qe prokuroria kerkon 25 vjet,ne mes te gjyqit,ende pa u degjuar te gjithe deshmimtaret dhe vecanerisht S.B?!

    Përgjigju
  • JamKushJam: 06/01/2022 15:12

    O Pjerdhkuror, po ndonje dokument qe verteton pallavrat tuaja per inkriminimin e Haxhise keni? apo vetem llafe dhe thashetheme kafeneje alla Saliu, se ashtu i keni urdhrat nga Salce Pordha???? Ikni bejini cicin tani dokumentave dhe t'ju rrojne plepat qe ju dhan diplome se duket se si e ndertoni dokumentat pa prova!!!!! PO JU VJEN FUNDI o plepista!!!!

    Përgjigju
    • Tasos: 06/01/2022 16:06

      PROKUROR ROT KARI IDALE NGA PLEPAT ESHKOLLES SE SALI MUT........

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?