Armando Beqiri

Vrasja e Armando Beqirit në Islandë, arrestohen dy shqiptarë, dyshohet se kanë lidhje me ekzekutimin

21 Shkurt 2021, 21:31| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 21:33

  • Share

Dy shqiptarë u arrestuan ditën e djeshme në Rejkjavik në Islandë lidhur me vrasjen e Armando Beqirit një javë më parë. Sipas mediave të huaja, autor i ekzekutimit dyshohet të jetë një tjetër shqiptar, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me një tjetër shqiptar të arrestuar, të cilit iu gjet dhe një armë në banesë ditë më parë.

Një prej shtetasve shqiptarë, pasi u mor në pyetje nga autoritetet në Islandë, u la i lirë ndërsa vijojnë hetimet për 9 personat e tjerë.

Në qeli deri tani ndodhen 9 persona nga 7 shtete, Shqipëria, Islanda, Spanja e Lituania. Motivet ende nuk dihen, ndërsa njëri nga të arrestuarit nga Lituania ka lidhje me botën e krimit.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (13 shkurt) në hyrje të shtëpisë. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena  la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?