FOTO/ Vrasja në Kavajë, policia: 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që japin informacion për kapjen e autorit Habib Rexha

21 Maj 2023, 21:52| Përditesimi: 21 Maj 2023, 22:06

  • Share

1684698943_habibrexha.jpg

Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për qytetarët nëse japin informacione që do të bëjnë të mundur kapjen e autorit të vrasjes së Arian Grosës në Kavajë. Policia ka identifikuar ai autor Habib Rexhën.

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë. Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.


Lajmi kryesor:

Vritet me një plumb në kokë 48-vjeçari në Kavajë, u qëllua në lokal teksa ishte me babanë, shkak hakmarrja! Identifikohet autori, policia 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?