Vrasësi i Nikulajt ekstradohet në Shqipëri para 31 dhjetorit, portugezi që ekzekutoi biznesmenin u arrestua në Marok

29 Dhjetor 2023, 12:39| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 16:16

  • Share

Më 30 apo 31 dhjetor, portugezi i dyshuar si autor kryesor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin, do të ekstradohet në Shqipëri.

Burime nga Ministria e Brendshme thanë për Report Tv se gjithçka është mbyllur mes Prokurorisë së Lezhës dhe autoriteteve të Marokut, ku Ruben Saraiva u arrestua më 8 maj të këtij viti. 

28-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke qëlluar me armë Ardian Nikulajn në lokalin e tij në Shëngjin. Më pas u largua me motor. 

Saraiva dyshohet se u pagua për të vrarë nga Edmond Haxhia i cili jeton në Angli, si hakmarrje për hasmërinë mes familjeve Nikulaj e Lestakaj, ku Haxhia, është nip. 

Të arrestuar për vrasjen e mirëorganizuar të Ardian Nikulajt në hotelin e tij, janë edhe 4 britanikë, të cilët arritën si turistë në Lezhë, dhe vëzhguan biznesmenin nga afër duke informuar autorin për lëvizjet e tij. Edhe për ta prokuroria e Lezhës ka kërkuar ekstradimin në Shqipëri.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?