Vrasja e Ardian Nikulaj, dëshmitarët: Autori erdhi sapo biznesmeni u ul në tavolinë, më tha ‘largohu’! Kur arriti te banaku tha ‘si kaluat’ dhe qëlloi me armë

21 Prill 2023, 17:27| Përditesimi: 21 Prill 2023, 18:26

  • Share

 

Janë zbardhur dëshmitë e rojës dhe banakierit të lokalit, ku ndodhi atentati me armë zjarri në Shëngjin ku mbeti i vrarë biznesmeni dhe politikani lokal në Lezhë Ardian Nikulaj.

“Isha brenda lokalit dhe po përshëndeta pronarin Ardianin i cili sapo kishte ardhur dhe u ul në tavolinë. Në ato momente erdhi nga mbrapa nga ana e djathtë e imja, një burrë i gjatë. Ai më tha veç “largohu” dhe hyri brenda në lokal dhe shkoi në drejtim të Ardianit dhe qëlloi ndaj tij. Autori ishte i gjatë, trup i mbushur, kishte një zë të trashë, por theksin nuk e mbaj mend”.

Edhe banakieri i lokalit, që ishte në pronësi të viktimës, ka dhënë disa detaje mbi autorin, që mund t’i shërbejnë hetimit. Ai thotë se nga përshëndetja që bëri vrasësi, kishte kuptuar që ai fliste me dialekt nga Veriu, ose nga Shqipëria e Mesme.

“Rreth orës 13 e 27 minuta unë kam qenë në banak, dhe i ulur në tavolinën përballë ka qenë pronari Ardiani, i vetëm. Në këtë kohë ka hyrë në lokal një person mashkull, i cili ishte trup i gjatë rreth 190 cm, i shëndetshëm, i cili mbante veshur një veshje të trashë dhe një jelek pune jeshil sipër rrobave, ndërsa në kokë kishte skafandër dhe dorën e kishte në çantë, me rrip të lidhur në trup. Pasi është afruar afër banakut na ka përshëndetur duke na thënë “si e kalut” dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej Ardiani dhe pasi ka nxjerrë armën nga çanta ka filluar të qëllojë. Nuk kam arritur ta fiksoj fytyrën e tij, pasi ndodhi gjithçka shumë shpejt. Gjithashtu nuk jam në gjendje të them se nga cila zonë mund të ketë qenë, por mendoj se nga Veriu ose Shqipëria e mesme, pasi nuk m’u duk dialekt jugor”.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, u mbajt në vëzhgim 1 javë! Kamerat fokusuan një person me veshje të njëjtë si autori! Dëshmitë e punonjësve: Na tha 'si kaluat' dhe e qëlloi


A.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?