Viktima Alket Muho dhe një nga autorët Dino Muho

Memaliaj/ Vranë 'informatorin' e policisë në 2018 pas konflikteve për pronën, Apeli dënon babë e bir, arrestohen në sallën e gjyqit

16 Maj 2022, 15:34| Përditesimi: 16 Maj 2022, 16:01

  • Share

TEPELENË- Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka dënuar përfundimisht Et’hem dhe Dino Muho të cilët u shpallën fajtor për vrasjen e Alket Muhos në 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije, Bashkia Memaliaj pas konflikteve për pronën. Seanca e sotme gjyqësore ka filluar me tensione pasi familjaret e dy të akuzuarve kanë kërkuar rrëzimin e akuzave, por kjo kërkesë nuk u pranua nga ana e gjykatësit.

Kështu në vendimin e sotëm, Dino Muho u dënua me 19 vite burg, nga 17 që kishte dhënë shkalla e parë dhe 22 vite për E’them Muhon nga 20 vjet që ishte dënuar më parë. Gazetari Piro Nase, arrestimi i tyre u bë menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore, nën akuzën e vrasjes me paramendim, kjo sepse gjatë kësaj periudhe dy të dënuarit qëndronin në "arrest shtëpie" për shkak të shkeljes së afateve të ankimimit të vendimit për masën e arrestit.

Në vendimin e dhënë, u provua dhe u vërtetua përtej çdo dyshimi se Et’hem dhe Dino Muho janë autorë të vrasjes me paramendim të Alket Muhos në 6 shtator të 2018.

Konflikti për pronën
Në 2016, babë e bir, E'them dhe Dino Muho kanë paditur në Gjykatën e Gjirokastrës viktimën, Alket Muho për tokat që sipas tyre nuk ishin të tijat.  E'them Muho pretendonte që viktima i kishte falsifikuar dokumentet e pronave, ndërkohë që 43-vjeçari pretendonte që  e kishte e fituar tokë me ligjin 7501.  Mësohet gjithashtu se ishte vetë E'them Muho ai që e pushoi çështjen në gjyq në mënyrë të njëanshme për arsye ende të panjohura.

Sipas të dhënave policore viktima u qëllua me 20 plumba automatiku model 56, të cilët i kanë prekur zemrën dhe i kanë dëmtuar pjesën e majtë të fytyrës. Pak para se të ekzekutohej viktima ka qenë duke komunikuar në telefon me bashkëshorten e tij. E shoqja ka thënë në polici se fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë:”Çfarë bëni kështu more çuna?”. Më pas, është dëgjuar një breshëri automatiku, dhe telefonata është ndërprerë.  Pas kësaj, gruaja e 43-vjeçarit ka vrapuar për tek toka 100 metra larg shtëpisë ku Muho po punonte dhe e ka gjetur atë të pajetë.

Në fillim, dyshimet më të forta u lidhën me faktin që ai mund të ishte vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë dhe dikush e konspiroi, por më pas familjarët treguan se e gjitha ka ardhur pas konfliktit prej vitesh për pronën në kushërinjtë e tij.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?