Politikë

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, Nikolla: Mbrapa krimit një zinxhir përgjegjësish, nëse do të ishin shmangur sot Mateo do të ishte në shkollë! Dënimi të jetë maksimal

17 Nëntor 2021, 11:01| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 11:02

  • Share

Lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin tonë mbërmjen e djeshme, me lajmin e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke kërkuar që krimineli të marrë ndëshkimin maksimal.

Ajo shprehet se mbas këtij krimi të tmerrshëm që ndodhi në Fier qëndron një histori lëshimesh dhe një zinxhiri përgjegjësish që nëse do të ishin shmangur i vogli do të jetonte dhe do ishte sot në shkollë me shokët dhe shoqet.

Postimi i plotë i Kryeparlamentares:

Dje Shqipëria humbi një fëmijë, një engjëll të vogël tetëvjeçar. Krimi i tmerrshëm ndodhi në Fier. Pas këtij krimi qëndron një histori lëshimesh dhe një zinxhir përgjegjësish. Nëse ato do të ishin shmangur Mateo sot do të ishte në shkollë, me shokët dhe shoqet e tij. Krimineli ka dhunuar edhe më parë dhe për një krim të rëndë ka marrë një dënim përkëdhelës.  Të gjithë duhet të nxjerrim mësime nga kjo që ndodhi dhe autori i këtij krimi barbar duhet të marrë ndëshkimin maksimal. Shoqëria dhe komunitetet duhet gjithashtu të reflektojnë. Krimet ndodhin para syve edhe për shkak të mungesës së vëmendjes dhe reagimit tonë.

E kam të vështirë të gjej një fjalë ngushëlluese për prindët dhe familjarët e Mateos. Asgjë nuk lehtëson dhimbjen e padurueshme të tyre.

U prehsh në paqe, ëngjëll


Lajmi kryesor:

Tragjedia në Fier, Rama: Dënimi me vdekje nuk zgjidh asgjë, do ndërhyjmë në legjislacion! Meta: Përgjegjës ata që nuk bënë detyrën! Basha: Kambanë alarmi për institucionet, të veprojnë


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?