Politikë

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, ministrja e Arsimit: Sot në klasë mungon Mateo! Kjo kambanë alarmi të mos mbetet vetëm në mesazhe ngushëllimi

17 Nëntor 2021, 11:58| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 12:00

  • Share

“Sot në klasën e tretë të shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit mungon Mateo, një nxënës i shkëlqyer dhe një fëmijë i dashur për të gjithë shokët, shoqet dhe mësuesit.”, shkruam ministrja e Arsimit, Evis Kushi lidhur me vrasjen makabre të 8-vjeçarit.

Ajo shkruan se përmes kësaj ngjarjes të të gjithë duhet të reflektojmë për këto ngjarje të tmerrshme, për këta kriminelë që mund të gjenden kudo dhe për çdo rrezik të mundshëm dhune që mund të kthehet në një fatkeqësi shoqërore.

Ajo shprehet se humbja e Mateos do të jetë një plagë e paharrueshme për familjen e tij, por edhe për të gjithë shoqërinë, pasi jemi përgjegjës që kjo kambanë alarmi të mos mbetet vetëm në mesazhe ngushëllimi.

Postimi i plotë i ministres:

Dje, Shqipëria humbi një fëmijë, një engjëll të vogël që nuk pati asnjë faj dhe nuk mund të mbrohej dot ndaj monstruozitetit të një krimineli, për të cilin çdo lloj dënimi sot është i pamjaftueshëm.

Sot, të gjithë duhet të reflektojmë për këto ngjarje të tmerrshme, për këta kriminelë që mund të gjenden kudo, për çdo rrezik të mundshëm dhune që mund të kthehet në një fatkeqësi shoqërore.

Sot, familja e Mateos së vogël ka marrë një plagë të pashërueshme dhe asnjë fjalë s’mund ta lehtësojë dhimbjen e tyre. Por, të gjithë ne, mësues, prindër, institucione dhe gjithë shoqëria jemi përgjegjës që kjo kambanë alarmi të mos mbetet vetëm në mesazhe ngushëllimi.

U prehsh në parajsë Mateo!


Lajmi kryesor:

Tragjedia në Fier, Rama: Dënimi me vdekje nuk zgjidh asgjë, do ndërhyjmë në legjislacion! Meta: Përgjegjës ata që nuk bënë detyrën! Basha: Kambanë alarmi për institucionet, të veprojnë


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?