Viktima dhe autori

Vrasja e 37-vjeçares shqiptare në Itali, autori pranon krimin: Veprova për të rebeluar ndaj shoqërisë

27 Maj 2022, 10:36| Përditesimi: 27 Maj 2022, 10:47

  • Share

Brunilda Halla, 37 vjeçe është vrarë me thikë pasi u godit 6-7 herë në kryqëzim të rrugës Firenze dhe Tenente Alessandrello. Autori 28 vjeç u ndalua dhe kishte probleme të shëndetit mendor, ndaj sipas hetuesve mund të sulmonte këdo. Avokati i 28-vjeçarit ka thënë se autori ka pranuar vrasjen, por ka probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë viktimë e bullizmit. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Raguzës, në Itali.

“Ai pranoi faktet, përgjegjësinë e tij për vrasjen. Ai vetë kërkoi të fliste me prokurorin për të rrëfyer. Ai është probleme të shëndetit mendor, viktimë e bullizmit që ndiqej nga neurologë dhe psikiatër. Në vitin 2016 i është nënshtruar trajtimit shëndetësor”, tha avokati Franco Vinciguerra.

Gjatë marrjes në pyetje, autori dyshohet se kishte çrregullime të personalitetit dhe deklaroi se kishte vepruar si “rebelim ndaj shoqërisë”. Ndërsa kryeprokurori e cilësoi si vrasje rastësore pasi autori nuk kishte asnjë lidhje me viktimën. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?