Kosova & Rajoni

Vrasja e 30-vjeçarit shqiptar në Gjermani, identifikohet viktima dhe autori

4 Qershor 2021, 20:54
  • Share

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e një shqiptari nga Kosova që ndodhi ditën e  sotme në Hannover të Gjermanisë. Viktima i cili u qëllua për vdekje brenda makinës së tij tip “Porsche Cayenne” është identifikuar si Armin Neziri, 30 vjeç, ndërsa autori, po shqiptar nga Kosova është identifikuar si Rinor Z., i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia dyshon se në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë edhe persona  të tjerë.


Lajmi kryesor:

Gjermani, vritet 30-vjeçari me origjinë nga Kosova! Identifikohet autori (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?