Pamje nga protesta

‘Manifestim për jetën’, një grup qytetarësh protestojnë para kryeministrisë pas vrasjes së 28-vjeçares nga bashkëshorti në Fier

19 Mars 2021, 16:29| Përditesimi: 19 Mars 2021, 16:44

  • Share

Nën logon ‘Manifestim për jetën’, disa aktiviste të shoqërisë civile kanë protestuar ditën e sotme para kryeministrisë, pas vrasjes së 28-vjeçares, dy ditë më parë në Fier nga bashkëshorti i saj.

‘Asnjë grua tjetër nuk meriton të ndahet nga jeta për shkak të kthetrave të dhunës patriarkale në një sistem që legjitimimin e kësaj dhune e ka shndërruar në rutinë. Në kujtim të Irvana Hyka Medinajt. Për Irvanën dhe çdo grua që rron me frikën e shtypjes, dhunës e vrasjes. Ti ke motra, nuk je vetëm!’- njofton Xheni Karaj, në thirrjen e bërë në rrjetet sociale për manifestimin e sotëm.

Ngjarja e rëndë në Fier ndodhi dy ditë më parë, ku 29 vjeçari Demokrat Medinaj goditi 31 herë me thikë për vdekje gruan e tij 28-vjeçaren Irvana Hyka, 6-javëshe shtatzënë, pasditen e djeshme në lagjen "Sheq i madh", Fier, është gjetur i pajetë sot.

Një ditë më vonë, rreth orës 10:20, 29 vjeçari u gjet i vdekur dhe pa shenja dhune, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës". Dyshohet se pasi vrau në mënyrë makabre gruan e tij, 29 vjeçari është vetëvrarë. Kjo ngjarje nxiti edhe reagime të shumta në mediat sociale.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • life: 19/03/2021 21:20

    popüll i paditur,me kujtohet shprehja per cdo gje qe ndodhte fajin e kishte SALIU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?