Vrasja e 23-vjeçarit, Rrumbullaku mbërrin në Vlorë, ngrihet grup i posaçëm për të hetuar ngjarjen! Sekuestrohen pamje filmike

9 Janar, 11:28| Përditesimi: 9 Janar, 13:35

  • Share

1704793840_policiavlore.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, prej mëngjesit të djeshëm deri mëngjesin e sotëm ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, pas ekzekutimit të Gëzim Sinomatit, mbrëmjen e 7 janarit.

Drejtor Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen. Drejtor Rrumbullaku ka zhvilluar një analizë shumë të gjatë, prej 24 orësh. 

'Analizë, ngjarja e ndodhur, problematikat brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e analizës, dosjet e ngjarjeve të vjetra dhe grupet kriminale. Po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët.'- njofton policia.

Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

 


Lajmi kryesor:

Blindohet Vlora! ‘Buzëderri’ nga burgu në varrimin e të birit Gëzim Sinomati! E shoqërojnë 100 policë! 23-vjeçari u ekzekutua nga qitës profesionist


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?