Tiranë/ Vrasja e Aureljo Dervishit në Shkozë pas sherrit për një vajzë, Gjykata lë në burg 4 të rinjtë! Autorët: Na qëlloi me levë

4 Prill, 15:13| Përditesimi: 4 Prill, 21:43

  • Share

TIRANË-4 të rinjtë të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit, Aurelio Dervishi do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit. Vendimi u mor nga Gjykata e Tiranës pas kërkesës së  prokurores, e cila i akuzon të rinjtë për “vrasje në bëshkëpunim”.

Megjithëse nga avokatët u kërkua një masë më e butë sigurie deri në sqarimin e çështjes, dhe për të përcaktuar, se cili është autori, kjo nuk u mor parasysh nga gjyqtarja. I riu u vra me thikë mbrëmjen e së dielës (31 Mars 2023) tek rrethi i Shkozës. Katër të akuzuarit janë tre të mitur të moshës 16 vjeç dhe 15 vjeç, si dhe 20-vjeçarin Frensis Shehu.

Sipas prokurorisë  ata u konfliktuan me 18-vjeçarin Aurelio Dervishi, teksa ky i fundit doli nga automjeti i tij. Në një moment gjatë zënkës 18-vjeçari u qëllua me thikë në gjoks, e duke mos arritur t’i mbijetonte dot plagëve të marra ndërroi jetë ndërsa po shkonte në spital.

Dyshohet se shkak për nisjen së sherrit mes të rinjve është bërë një vajzë, e cila në momentet që ndodhi takimi mes dy grupeve, ndodhej në automjetin e viktimës. Të rinjtë kanë pretenduar në dëshminë e dhënë në polici se ka qenë viktima ai që u ka qëlluar fillimisht me një levë dhe më pas ata kanë reaguar duke iu kundërpërgjigjur  me një thikë që ka patur njëri nga  të arrestuarit. Pritet që prokururoria të bëje ekspertimet për të përcaktuar autorin ndaj 18 vjecarit, i cili ndërroi jetë. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?