Nis gjyqi për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh pas sherrit në rrjetet sociale! 4 të miturit heshtin në seancë

14 Dhjetor 2023, 13:57| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 15:17

  • Share

Shtatë muaj pas ngjarjes tronditëse në Gramsh, ku u vra me thikë 15-vjeçari Fatjon Bici ka nisur gjyqi për 4 adoleshentët që janë marrë të pandehur nga gjykata e Elbasanit. Këtë të enjte u zhvillua seanca e parë, ku u paraqitën në gjyq dhe të miturit e moshës 15 dhe 16 vjeç, që mbahen në paraburgim prej 16 majit të këtij viti. Ata nuk kanë folur në seancë, por avokatët kanë kërkuar veçimin e akuzave, kërkesa që është rrëzuar nga gjyqtari Artur Prenga.

Referuar kërkesës së prokurorisë gjyqtari ka vendosur që katër të miturit të gjykohen për akuzën “vrasje ne rrethana cilësuese kryer ne bashkëpunim”. Ndërsa avokati ka pretenduar se vetëm njëri prej tyre është autori, ndërsa të tjerët të akuzohen për armë pa leje. Për shkak të moshës së personave në gjykim, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ku jashtë pritën të heshur familjarët e tyre.

15-vjeçari Fatjon Bici u vra me thikë mesditën e 16 Majit në lulishten e qytetit të Gramshit, teksa kthehej nga shkolla. Ai kishte hyrë për të ndarë sherrin mes kushërit të tij me 4 djemve të akuzuar, por mbeti i vrarë nga goditja me thikë në zemër.  Në dosjen e prokurorisë, citohen mesazhet e shkëmbyera mes djemve në konflikt ku i dërgonin njëri tjetrit në  në ‘snapchat’ foto të thikave dhe përforcues grushti. Sherri nuk kishte një motiv të qartë, por adoleshentët ishin grindur në një park lojërash e më tej i tregonin forcën njeri-tjetrit ne rrjetet sociale. Konflikti që zhvillohej prej dy muajsh nuk u parandalua nga mësuesit as prindërit derisa përfundoi në tragjedi. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?