Elona Kaleshi, ish e dashura e Taulant Pashos

Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho, Elona Kaleshi kërkon të lirohet nga burgu

28 Dhjetor 2020, 22:38| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 15:13

  • Share

Avokatët kërkojnë lirimin nga burgu të Elona Kaleshit ish të dashurës së djalit të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor.

36-vjeçarja akuzohet për vrasjen e bashkëshortëve Pasho, fshehjen dhe copëtimin e kufomave të tyre, të gjetura në valixhet në Firence këtë muaj, pesë vjet më vonë zhdukja e tyre në 2015.

Në pritje të caktimit të datës së seancës dëgjimore, e cila ndoshta do të jetë në fillim të janarit, avokatët Federico Febbo dhe Antonio D'Orzi kanë bërë kërkesë për lirimin e klientes së tyre dhe kanë rezervuar të drejtën për të shpjeguar arsyet e kërkesës. Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që hetuesit të marrin përgjigje për disa nga rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, ligjore dhe shkencore të trupave deri atëherë.

Elona dyshohet se futi bashkëshortët Pasho në një kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre, i cili ishte i burgosur në Sollicciano për trafikim të lëndëve narkotike dhe do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.

Çifti Pasho është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar, janë vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano.

Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë gjë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?