Vrasësit e Ardian Nikulajt në gjykatën e Londrës, në 25 mars shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tyre

21 Mars, 19:18| Përditesimi: 21 Mars, 19:31

  • Share

Gjykata e ekstradimeve në Londër e ka vlerësuar të plotë dosjen dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, për katër britanikët dhe një shqiptarë të kërkuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin me 19 prill te vitit 2023.

25 Marsi është data e nisjes se shqyrtimit të kërkesës së shtetit shqiptar dhe procesi parashikohet të zgjasë 7 ditë.

Hetimet e prokurorisë së Lezhës për këtë vrasje kanë mbërritur në përfundimin se katër britanikët erdhën në Shqipëri dhe dyshohet se vepruan për të mbajtur në vëzhgim viktimën.

Shteti shqiptar do ta mësojë vendimin e gjykatës së Londrës nëse do të jetë në favor apo jo të ekstradimit të tyre fundin e muajit Prill.

Edhe nëse vendimi do të jetë pro ekstradimit të katër britanikëve dhe shqiptarit Edmond Haxhia, beteja ligjore do të zhvendoset në Gjykatën e Apelit. Në këto kushte, të kërkuarit e kësaj dosje nuk do të jenë në dispozicion të drejtësisë shqiptare deri në fund të këtij viti.

Ndërkohë portugezi Ruben Saraiva që dyshohet si ekzekutori i Nikulajat u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?