Në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit, mediat greke nxjerrin videon e shqiptarit në kafene me miqtë: Kreu i bandës së 'Luanëve' lëviz i lirë

30 Janar, 20:19| Përditesimi: 30 Janar, 21:02

  • Share

35 vjeçari shqiptar Erlis Salaj, i shpallur në kërkim për vrasjen Pëllumb Islamit, shëtit i lirë në shtetin grek.

Mediet greke ka publikuar një video të tij, teksa pozon në rrjete sociale krah një grupi personash.

I njohur si kreu i bandës së “Luanëve” Salaj akuzohet për vrasjen e Pëllumb Islamit më 21 shkurtit 2023 në Nea Ionia të Athinës.

Islami ishte duke parë ndeshjen kur e kapën plumbat e shkrehur mes 7 shqiptarëve që u përfshinë në një debat ende pa u ulur në tavolinë dhe më pas kanë dalë jashtë dhe kanë shkrehur armët.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?