VIDEO/ 'Vrasës që shëtit në Beograd' sulmohet verbalisht ambasadori i SHBA-së në Serbi

8 Tetor 2023, 12:03| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 12:08

  • Share

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, “Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, “Populli serb është me Rusinë”. Janë disa nga fjalët me të cilat është fyer dhe sulmuar ambasadori amerikan në Serbi.

Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit ndërsa ecte me bashkëshorten e tij. Teksa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta Ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që ka provuar të gjejë një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviç i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd në mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistët e Ukrainës. Po shëtisni i lirë në tokën serbe ndërsa po sundojnë tradhtarët”, “Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmonë serbe”, kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij dhe i paprovokuar ka ecur drejt një muzeu.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 08/10/2023 14:29

    Hill të kerkoj ndihmë nga Edvin shkjau shqipfolës sepse është kryeminister i serborusis fashiste

    Përgjigju
    • San Giovanni: 08/10/2023 16:27

      Jebem ti Majku! Të ka marrë malli për ndonjë raketë me lazër në guzica?!

    • Arbnori: 08/10/2023 15:33

      Arber! Paske shum probleme me Ramen! Arber mos harro kriminelin tat Berisha qe furnizoj,me nafte makqinen gjakatare te Millosheviçit!Arber duhet te shkruhet nje Roman,per bemat dhe krimet qe ka bo babai yt shpirteror Non Grata.

    • XXX: 08/10/2023 14:37

      Ik o bythqir, meso te flasesh shqip tamam.

  • Lui: 08/10/2023 13:43

    SHBA duhet të jetë më shumë e përfshirë në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Duhet të kuptojnë një herë e përgjithmonë se çfarë ndyrësirash janë serbët në negociata dhe çfarë shteti agresor është Serbia prej më shumë se një shekuli. Nuk duhet të trembet as SHBA dhe as BE nëse Serbia zvogëlohet apo rikthehet në dimensionet e mëparshme siç ka qenë thjeshtë një principatë rreth Beogradit. Sa më shumë i zgjatet diskutimi i Serbisë, aq më shumë humb Europa dhe SHBA kundrejt botës dhe influencës sllave në Ballkan dhe në botë. Sepse duke neutralizuar Serbia në Ballkan, e para Ballkani do ketë stabilitet dhe paqe jetëgjatë, dhe e dyta me neutralizimin e Serbisë, Rusia humb shumë influencë në Europë dhe si rrjedhojë edhe në botë. Prandaj duhet vendosur që Ballkani u takon popujve properëndimor dhe sidomos mos të tolerohen shtete që kanë kryer agresion 50 vitet e fundit. Dhe ky të jetë standarti i panegociueshëm, të paktën në botën demokratike perëndimore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?