Foto ilustruese

Kronikë

Vranësira dhe reshje bore në zonat malore, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

4 Prill 2021, 07:21| Përditesimi: 4 Prill 2021, 07:23

  • Share

Vendi ynë në orët e para të mëngjesit do të dominohet nga vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë edhe reshje bore.

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës do të dominohen nga vranësira të shpeshta duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu ndërsa në zonat malore veriore-verilindore do ketë reshje dëbore.

Parashikohet që kushtet e motit të paqëndrueshëm të vijojnë gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime. Nata sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?