Marsid Senia dhe Mentor Selmani

Vranë 22-vjeçarin shqiptar në mes të rrugës në Britani, 33 vite burg për dy bashkatdhetarët e viktimës (EMRAT)

24 Tetor 2023, 15:00| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 15:03

  • Share

Dy të rinj shqiptarë të dënuar për vrasje nga pakujdesia në një përleshje në rrugët e Sheffield, e cila çoi në vdekjen e një 22-vjeçari shqiptar, janë vënë pas hekurave. Armend Xhika, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra pas një përleshjeje masive me thika midis dy grupeve shqiptarësh më 13 maj të vitit 2021.

Sipas raportimit nga Policia e Yorkshire-it të Jugut, përleshja ishte paraprirë pas një përplasjeje në rrugë, e cila ndodhi më herët atë ditë, pasi një nga grupet fajësoi Armend Xhika për aksidentin. Marsid Senia, 26 vjeç dhe Mentor Selmani, 29-vjeç u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia në lidhje me vdekjen e të riut.

Pas më shumë se dy vitesh pritje, familjes së Armend Xhikës më në fund iu dha drejtësi kur dy nga personat përgjegjës për vdekjen e tij të parakohshme morën dënimin me burg prej 33 vitesh e katër muajsh gjatë një seance në Gjykatën e Sheffield, raporton agjencia e medias britanike thestar.

Duke përshkruar rolet e Selmanit dhe Senias, gjyqtari, Nicholas Hilliard, tha në seancë se megjithëse provat nuk zbuluan që ndonjëri prej tyre kishin qëlluar me thikë 22-vjeçarin, duke i shkaktuar plagët fatale, por është e faktuar që ata ishin në vendin e ngjarjes dhe pjesë e grupit që ‘inkurajonte ‘ dhe ‘ndihmuan’ vrasësin.

Duke dhënë dënimin, gjyqtari tha se ashpërsia e çështjes kërkon ‘dënime të rëndësishme’ dhe e burgos Selmanin për 20 vjet, ndërsa Senia u dënua me 13 vjet e katër muaj pas hekurave. Të dy të pandehurve iu tha se ata nuk mund të lënë qelitë pa kryer dy të tretat e dënimit të tyre dhe më pas do të dëbohen pas daljes nga burgu.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?