Foto ilustruese

Kronikë

Vranësira të lehta, si parashikohet moti për sot

2 Prill 2021, 07:42| Përditesimi: 2 Prill 2021, 07:44

  • Share

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në territorin shqiptar. Por sipas meteoalb duke ju afruar mesditës dhe kryesisht gjatë pasdites vranësirat shtohen në  vendin tonë duke sjellë shira të izoluar dhe të dobët. Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur  vlerat ditore nga 4 deri 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa; Vendet e Rallkanit Perëndimor dhe Gadishulli Iberik paraqiten me vranësira reshje shiu dhe stuhi afat shkurtra ere. Po ashtu europa Lindore vijon me reshje dëbore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit paraqitet me kthjellime.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?