Vranësira të lehta, kryesisht në zonat malore...parashikimi i motit për sot

19 Prill 2022, 07:50| Përditesimi: 19 Prill 2022, 11:25

  • Share

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Shqipëria mbetet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e ulëta dhe malore. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen përkohësisht në territor, duke krijuar mundësi për momente të pakta dhe të izoluara me pika shiu në zonat Veriore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë.

Rajoni dhe Europa
Vendet Nordike do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta cilat do të sjellin reshje dëbore. Po ashtu me vranësira të shumta, por me reshje në formë shiu paraqiten Britania e Madhe dhe Europa Qendrore. Ndërsa në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë pjesërisht Jugu dhe Lindja e kontinentit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?