Kronikë

Vranësira, por shumë pak mundësi për reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

6 Gusht 2021, 07:28| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 08:03

  • Share

Duket se vendo do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta, ku pavarësisht vranësirave, reshjet thuajse nuk do të jenë të pranishme. Sipas MeteoAlb, në orët e mesditës dhe pasdites mund të krijohen mundësi edhe për rrebeshe afatshkurtra, por të izoluara, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe të natës, vranësirat largohen gradualisht.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 35°C.

Era do te fryjë mesatare dhe fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 balle.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?