Vranësira, por rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

4 Mars 2022, 07:32| Përditesimi: 4 Mars 2022, 07:41

  • Share

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore të Shqipërisë. Por orët vijuese shtojnë gradualisht vranësirat duke sjell reshje të pakta dhe të izoluara shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?