Foto ilustruese

Sociale

Vranësira në gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

15 Nëntor 2021, 07:41| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 07:42

  • Share

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i vranësirave të dendura mbi republikën e Shqipërisë duke sjellë herë pas here zhvillim të tyre shoqëruar me shira afatshkurtër, nuk do të mungojnë herë pas here as intervalet me kthjellime kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites. Mbrëmja dhe nata do të sjellin spostim të vranësirave drejt zonave lindore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjellë rritje duke luhatur ekstremumet ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2 Ballë.

Rajoni dhe Europa

Italia Jugore dhe Brigjet greke do të paraqiten me vranësira dhe rrebeshe shiu si pasojë e qëndrës ciklonare në mesdhe. Po ashtu Vendet e Europës lindore VIJOJNE me temperatura relativisht të ulta shoqëruar me reshje dëbore. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet gjithë pjesa tjetër e kontinetit. Konkretisht me diell mbetet: Europa Veriore, Qëndrore dhe ajo Jugperëndimore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?