Kronikë

Pas javësh të tëra thatësirë, më në fund shiu 'duket në horizont'! Dita nis me vranësira, priten rrebeshe afatshkurtra! Shpresë për shuarjen e zjarreve në veri të vendit

25 Gusht 2021, 07:09| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 11:34

  • Share

Pas javësh me mot të thatë e të nxehtë, duket se me afrimin e vjeshtës, po ndryshojnë disi edhe kushtet klimaterike. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e kësaj të mërkure do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli një sistem me vranësira fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar shira afatshkurtër , të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi. Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 33°C mesdita.

Ulja e temperaturave dhe afrimi i reshjeve të shiut rrit edhe shpresat për shuarjen e zjarreve në veri të vendit, ku më problematike situata është në Majën e Rrunës, që vijon të digjet prej gati 3 javësh tashmë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?