Vranësira e reshje shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

31 Mars 2022, 07:25| Përditesimi: 31 Mars 2022, 10:54

  • Share

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat parashikohet që më të dukshme të jenë në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar, ku mbizotëruese do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore duke krijuar mundësi për reshje në orët e mbrëmjes dhe natës vonë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.

Era do fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 - 5 ballë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?