Vranësira e reshje shiu gjatë pasdites, ja parashikimi i motit për sot

21 Janar 2021, 07:17| Përditesimi: 21 Janar 2021, 07:22

  • Share

Mëngjesi i kësaj të enjte do të fillojë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Por pasditja do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje të pakta e të izoluara shiu e dëbore në disa qytete të vendit tonë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -4°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?