Foto ilustruese

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

1 Mars, 07:09| Përditesimi: 1 Mars, 07:10

  • Share

Ditën e Premte vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët, por nuk do të mungojnë intervalet e herëpashershme me diell.

Reshjet e shiut nisin prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar me shtrëngata e stuhi afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike në pothuajse të gjithë vendin. Më pas reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 6 deri 14°C

në zona e ulëta 7 deri20 °C

në zona bregdetare 9 deri 20°C

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 01/03/2024 11:54

    Nëse biologët e vështrojn natyrën do ta kuptojnë sa bujar janë krokodilat,të gjith zotrit që ju thojnë sot je në MENYN time asnji nuk tenton për ta shpëtu trupin,por si ta largon shpirtin nga trupi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?