Foto ilustruese

Kronikë

Vranësira dhe kthjellime gjatë ditës, mbrëmja sjell përmirësimit të motit...parashikimi për sot

2 Maj 2021, 07:35| Përditesimi: 2 Maj 2021, 07:39

  • Share

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Edhe ditën e diel do të mbetemi në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe kthjellimeve të pakta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në zonat Lindore dhe juglindore duke rrezikuar shira të dobët, por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim deri në 4 ballë.

Rajoni dhe Europa
Pjesa me e madhe e Europës do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme , të cilat do të diktojnë mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave. Ndërsa vranësira dhe reshje do kenë Qendra dhe verilindja e Europës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?