Vranësira dhe herë pas herë reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

12 Maj 2023, 08:04| Përditesimi: 12 Maj 2023, 08:05

  • Share

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasura nga reshje shiu me intensitet te mesatar deri të lartë ne zonën veriperëndimore ne pjesën e pare te ditës pasdite do të kemi përmirësim te motit. Temperaturat minimale do te luhaten 7-16 grade, temperaturat maksimale parashikohen 15 -20°C ne veri , 23 -25°C ne zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4- 5 ballë në det të hapur.

Ishujt Britanik moti do të jenë me reshje shiu. Skandinavia Evropa qendrore moti do të jetë me diell. Mesdheu dhe gadishulli i Ballkanit do të jetë me vranësira dhe reshje shiu lokale.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?