Vranësira të dendura dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e sotme

14 Mars 2021, 08:00| Përditesimi: 14 Mars 2021, 08:02

  • Share

Ditën e sotme vendi ynë do të dominohet vranësira të cilat në orët e pasdites do të sjellin shira.

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet e pakta dhe vranësirat e dendura do të jenë DOMINANTE deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. POR pas mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira të pakët e të izoluar në territor. Po ashtu mbrëmja MBETET në NDIKIMIN e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 deri 18°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?