Një prej kangurëve të mbijetuar

Bota

Vranë 14 kangurë me makinë në Australi, policia arreston 2 adoleshentë

12 Tetor 2021, 12:04| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 12:05

  • Share

AUSTRALI- Dy 17-vjeçarë janë arrestuar nga policia australiane pasi akuzohen se kanë vrarë me makinë 14 kangurë. Ngjarja ndodhi në një qytet bregdetar në jug të Sidneit.

Adoleshentët akuzohen për rrahje e vrasje të kafshëve dhe do të dalin në gjyq muajin e ardhshëm. Sipas ligjit të Uellsit të Ri Jugor, çdo kush që akuzohet për keqtrajtimin e kafshëve dhe vrasjen e tyre mund të përballet deri me 5 vjet burg ose me një gjobë prej 15,000 dollarësh.

Dy foshnje kangur ishin në mesin e kangurëve të vrarë, ndërsa një i tretë që u plagos, u gjet nga një banor vendas ditën tjetër dhe iu dha ndihma e nevojshme.

Shërbimi i shpëtimit të kafshëve të egra ËIRES tha se ishin të tronditur nga ngjarja.

Mesatarisht, rreth 50.000 ankesa për keqtrajtim ndaj kafshëve hetohen nga RSPCA në Australi çdo vit. Kangurët janë një kafshë që shihet zakonisht në rajon, në bregdetin jugor të shtetit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?