Parlamenti i Maqedonisë

Maqedoni/ Votuan pro emrit të ri, VMRO DPMNE përjashton shtatë deputetët (EMRAT)

20 Tetor 2018, 09:58| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 10:17

  • Share

MAQEDONIA- Qeveria e Maqedonisë ka miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut me tetë vota të deputetëve të opozitës. 

Pas votimit të djeshëm, VMRO DPMNE ka zhvilluar një mbledhje urgjente ku edhe ka vendosur përjashtimin e shtatë deputetëve të saj: Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska. Pjesë e votës pro ishte edhe Zeqir Rançilloviq, i cili ishte  pjesë e koalicionit.

Në një deklaratë për shtyp, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, u shpreh se deputetët që votuan pro kanë zhgënjyer qytetarët dhe partinë me votën e tyre.

Dua të shpreh falënderim ndaj deputetëve që nuk u përkulën kundrejt kërcënimeve dhe shantazheve. Dita kur duhej të votoheneshin këto ndryshime u shndërrua në gjah ndaj deputetëve. Deputetë që votuan pro ndryshimeve, unë si person nuk mund t’i arsyetoj, ata ndoshta kishin qëllimet e tyre, por unë nuk mund t’i arsyetoj.

Hristijan Mickovski, kreu i VMRO-DPMNE

Komento

Komente

  • Arbër: 20/10/2018 10:38

    Shumë nga këta të fundit janë shqiptarë të asimiluar...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?