Votohet statuti i ri i PS-së/ Krijohet Libri i Rregullave të partisë, dekriminalizim për anëtarët, Hyseni: Nëse nuk je i sinqertë, përjashtohesh!

29 Shkurt 2020, 18:36| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 22:33

  • Share

Partia Socialiste votoi në kongres unanimisht, statutin e ri me ndryshimet. Deputeti Alket Hyseni në një prononcim për gazetaren e Report Tv Klesiana Omeri tregoi ndryshimet në statutin e ri të PS-së, që përfshin si risi krijimin e Librit të Rregullave të partisë.

Çfarë parashikon kjo e shpjegon Hyseni "Në sesionin e dytë, të Kongresit, u miratuan ndryshime teknike në statutin e PS-së. U vendos krijimi i Librit të Rregullave që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikes, cdo udhëzim për funksionimin e institucioneve te PS.

U fut në statut koncepti i bashkë-drejtimit burrë-grua, që më parë ishte si udhëzim nga kryesia e PS. Vendoset kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion. U sanksionua se kush nuk reflekton të vërtetën, kush nuk tregohet i sinqertë për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e  përgjegjësise ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia" duke nënkuptuar faktin që kjo lëvizje është një dekriminalizim i brendshëm për anëtarët.

Sa i përket kërkesës së 10 kritikëve për mocion Hyseni tha se "Jo se nuk u morën për bazë u diskutua me vëmendje, disa kishin të bënin me statutin që ishin të evauruara. Kërkesat i paraqiten grupit të punës, të gjitha ata shokët që disa ishin anëtarë partie dhe disa jo. Në mbledhjen e ardhshme të asamblesë do të shtrohen për diskutim".

(Kliko këtu për të lexuar statutin e ri të PS-së që u miratua sot në Kongres)

Komento

Komente

  • Arber: 01/03/2020 03:55

    Shpik cfare te doni o mashtrues se populli e ka marre vesh se te gjithe njesoj jeni..fare e keqe ptuuuuuu moral ju te poshter

    Përgjigju
  • Gbani: 01/03/2020 03:04

    O travestit komunist. Kur ka ngel ky vend ne dore te legenave si ty,mjer shqiptaret.

    Përgjigju
  • karidi: 01/03/2020 02:18

    drejtimi burre-grua te filloje nga edi rama sepse sesht normale qe cdo strukture ta kete pervec kryetarit te partise (qe duhet te ishte i pari)

    Përgjigju
  • Evi: 01/03/2020 00:39

    Po evi kalluci ku esht ? Esht e sinqerte

    Përgjigju
  • Koli: 29/02/2020 22:48

    Ua, z. Ardi si shkruan keshtu? Shoku Hyseni eshte i ndershem, thjesht pare xhepi ka bere. Edhe te tjeret ne PS thjesht ngaqe ska njeri te punoje kane bere burrat e grate e njeri-tjetrit drejtore. Kjo eshte sakrifice! Tu vij turp qe shigjetoni partine legjendare te punes me shokun Rama ne krie.

    Përgjigju
  • Avduli: 29/02/2020 21:52

    Duke filluar nga ty mor surrat hardhuce!

    Përgjigju
  • John: 29/02/2020 21:39

    Cfare bukurani, cfare zgjuarsie wtf

    Përgjigju
  • Ardi: 29/02/2020 19:59

    Ah mor ish doganier i sinqerte , po kete vend e mori m... qe kur e mori injoranca dhe te babeziturit si ti .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?