Votimi për presidentin e ri/ Berisha dhe deputetët e Rithemelimit braktisin sallën e Kuvendit

4 Qershor 2022, 18:38| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 18:39

  • Share

1654360735_berishaaa.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me deputetët demokratë, pjesë të Komisionit të Rithemelimit, kanë braktisur sallën e Parlamentit ku po zhvillohet votimi për Presidentin e ri. Më parë kishin thënë se do të ishin të pranishëm por nuk do të votonin, por pas përplasjes të Sali Berishës me Lindita Nikollën, e cila nuk i dha fjalën, kanë zgjedhur të largohen nga Kuvendi.

 


Lajmi kryesor:

Me 78 vota pro, Bajram Begaj zgjidhet presidenti i ri! Rrjedh 1 votë nga opozita! LSI merr pjesë në proces, PD e bojkoton! Alibeaj: Farsë e Ramës! Berisha kundër Metës: Shkeli Kushtetutën


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?