Votimi elektronik, Celibashi: Shtrirja në gjithë territorin ka kosto të lartë dhe kërkon burime njerëzore! Nuk zgjidh shitblerjen e votës

27 Shkurt, 11:36| Përditesimi: 27 Shkurt, 13:12

  • Share

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në dëgjesën në komisionin e Reformës Zgjedhore u ndal edhe tek procesi i votimit elektronik. Celibashi tha se pikësëpari duhet të merret një vendim politik sa i takon shtrirjes së votimit elektronik në të gjithë territorin.

Sipas tij, duhen që të kenë në vëmendje dy faktorë sa i takon votimit elektronik, kostot e larta për shtrirjen në gjithë territorin, si edhe burimet njerëzore. Por gjithsesi, Celibashi thotë se votimi elektronik nuk i zgjidh gjithë problematikat siç është ajo e shitblerjes së votës.

"Procedurat dhe afatet për nxjerrjen e rezultateve. Është krijuar një traditë pozitive për ankimimin, por kam idenë që në aspektin teknik duhet të kemi disa rregullime në ankimimet. Sanksionet administrative, ka nevojë për t’u riparë, në disa raste janë jo-proporcionale dhe pa sens. Për disa shkelje të rënda, masa e sanksionit administrative është krejt e papërfillshme. Nuk është shumë me vend që për strukturën organike të KQZ të angazhohet kuvendi, edhe pse ai garanton integritet, por ka nevojë të rishikohet për ta bërë më fleksibël.

Votimi elektronik do duhet të merret një vendim politik më së pari. Ka vullnet për të shtrirë bazuar në eksperiencën e deritanishme. Në një lloj mënyrë si komisoner, edhe brenda KQZ kemi pikëpamje të ndryshme, edhe unë e mbështes në parim shtrirjen më gjerë të votimit elektronik nga sa ne jemi duke e aplikuar. Nuk jam shumë i bindur që duhet ta shtrijmë menjëherë në gjithë territorin, por nëse politika dakordësohet dhe thotë po ka dobi që të shtrihet në gjithë territorin, do duhet të mbani në vëmendje dy faktorë, kostot dhe faktorin njeri. Në lidhje me njerëzit që do merren me aspektin teknik të zhvillimit të këtij procesi. Edhe pse pati deri diku kontestime të forta në lidhje me zhvillimin e votimit elektronik, veçanërisht në Elbasan, nga verifikimi patëm përputhshmëri 100% me fletët e votimit dhe votat dixhitale.

A do të bënte sens në rastin e përdorimit të pajisjeve angazhimi i komisionerëve vetëm partiak? Çfarë kuptimi do ketë që ata njerëzit aty të jenë vetëm politik. Faktori njeri është shumë i rëndësishëm sepse mund të shkatërrojë procesin, ndaj duhet që ne si KQZ të gjejmë njerëzit e duhur, na duhen njerëz që ti gjejmë deri tani”, tha Celibashi.

Në rast të shtrirjes së votimit elektronik në të gjithë territorin, Celibashi thotë se do jetë i nevojshëm edhe një rishikim i numrit të qendrave të votimit.

“A mos duhet të rishikojmë edhe numrin e qendrave të votimit? Ne jemi duke bërë një ushtrim për të parë sesa efektivisht përdoret pajisja në çdo QV, mendoj që ka sens që në zonat urbane, edhe pse QV janë me 1000 votues, votojnë 300-400.

Votimi për ata që jetojnë jashtë, duhet të adresohet në mënyrë tjetër. Pra, nëse do bëjmë votim elektronik, duhet të ulim numrin e QV. Ndaj mendoj që vendimi për votimin elektronik, është i vështirë. Pra, nuk të zgjidh çdo problematikë. P.sh votimi elektronik, nuk të zgjidh të gjitha problemet: p.sh jo atë të shit-blerjes së votës”, vijoi Celibashi.


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore online, Celibashi: Adresoni vendimet e Kushtetueses për votimin e emigrantëve dhe herësin! Depolitizim të pjesshëm të komisionerëve


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?