Kronikë

Votimi dhe numërimi elektronik, KQZ: Do zbatohet vetëm në njësinë 10 në Tiranë

23 Prill 2021, 17:04| Përditesimi: 23 Prill 2021, 17:21

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi testin operacional të pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik, projektit pilot i cili për zgjedhjet e datës 25 prill do të zbatohet vetëm njësinë 10 në Tiranë, në ZAZ-në nr. 40. Testimi u zhvillua në zbatim të dispozitave të Kodit Zgjedhor për të evidentuar përputhshmërinë e kritereve nga KQZ në raport me atë çfarë ofrojnë pajisjet.

Pajisja Elektronike e Votimit dhe Numërimit e cila do të përdoret vetëm në njësinë nr. 10 në Tiranë, lejon votimin në mënyrë të thjeshtë për qytetarët. Vota elektronike shoqërohet me votën e printuar, e cila verifikohet nga vetë zgjedhësi para se ajo të bjerë në kutinë e votimit.

Për zgjedhjet e datës 25 prillit, KQZ do të vendosë 2 pajisje të votimit elektronik për çdo qendër votimi. Numërimi do të kryhet në ambientet e ZAZ 40 dhe do të jetë numërim elektronik.

Komision Qendror i Zgjedhjeve ka marrë të gjitha masat për të lehtësuar votimin elektronik për të gjithë votuesit e njësisë administrative nr. 10, duke shpërndarë broshura me instruksione për votimin elektronik, duke shpërndarë video edukuese ku simulohet votimi elektronik në rrjetet sociale, si dhe do të pajisë të 5 vendvotimet me nga një pajisje votimi elektronik, e cila do të përdoret për të trajnuar çdo votues që dëshiron të provojë votimin elektronik para se të hyjë në qendrën e votimit.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?