Politikë

‘Vota është gjithçka kur vjen puna te demokracia’, ambasadorët e huaj në Shqipëri tregojnë herën e parë kur kanë votuar, Soreca: E dija rëndësinë e veprimit

16 Prill 2021, 20:12| Përditesimi: 16 Prill 2021, 21:21

  • Share

Përmes një spoti të realizuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2021 ambasadorët e huaj në Shqipëri kanë treguar herën e tyre të parë se kur kanë votuar.

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se kur ka votuar e dinte rëndësinë e veprimit që po bënte.

“E dija rëndësinë e veprimit”, tha Soreca.

Ambasadorja e Francës Elisabeth Barsacq tha se ka qenë në Paris, në një qytet romantik.

“Ishte në Paris, në një qytet romantik”.

Për ambasadorin e italisë Fabrizio Bucci th se dita kur ti voton është dita kur rritesh.

“Ajo është dita kur ti bëhesh i  rriur”, tha ambasadori.

Kurse për ambasadoren e Suedisë vota është gjithçka kur vjen puna te demokracia. Ndërkaq kanë dhënë dhe një mesazh duke ftuar të gjithë personat që kanë mbushur moshën, që të ushtrojnë vullnetin e tyre pas pak ditësh, që të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

Pjesë nga rrëfimet:

Luigi Soreca: E dija rëndësinë e veprimit

Elisabeth Barsacq ambasadore e Francës: Ishte në Paris, në një qytet romantik

Peter Zingraf, ambasador i Gjermanisë: Vetëm 10 ditë pasi bëra 18 vjeç

Fabrizio Bucci, ambasador i Italisë: Ajo është dita kur ti bëhesh i  rriur

Marcos Alons, ambasador i Spanjës: Çdo gjë mbaron shpejt. Hera e parë, je aty pastaj nuk je më aty.

Elsa Hastad ambasadorja e suedisë: E dini çfarë, unë isha shumë e ekzaltuar. Vota është gjithçka kur vjen puna te demokracia.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?