Vota e emigrantëve/ Haçkaj për Report Tv: Jo zonë të 13-të pasi i ulet vlera diasporës me 3 ose 5 deputetë! Duhet të votojnë në vendin ku janë regjistruar

6 Gusht 2022, 14:11| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 14:44

  • Share

Florjan Haçkaj, përfaqësues i Diasporës për Shqipërinë e Lirë është shprehur për votën e emigrantëve duke thënë se procesi mund të jetë gati nëse zgjedhjet e ardhshme mbahen në vitin 2025. Sa i përket diskutimeve që të krijohet zonë e 13 zgjedhore ose vota e Diasporës t’i shkojë qarkut të tiranës dhe të shtohet Numri i deputetëve apo qytetarët të votojnë në zonën ku kanë qenë të regjistruar së fundmi, Haçkaj tregon se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë. Sipas tij qytetarët duhet të votojnë në vendin ku janë regjistruar në mënyrë që të mos ulet vlera e tyre në 3 ose 5 deputetë.  

“Ne e kemi hedhur poshtë variantin e një zone të caktuar. Ideja për 3 ose 5 deputetë është e papranueshme se ul vlerën e diasporës. Pra nuk mund t’i hedhësh hi syve dhe ti thuash mbylle gojën. Idealja është që proceset të ndahet, votimi të mundësohet dhe të mos përzihet me përfaqësimin në parlament për të mos i prishur punë votimit. Nëse jam regjistruar në Durrës, aty dua të shkojë vota se deputeti dua të përfaqësojë kërkesën time. Rritje e deputetëve të Tiranës do të shtonte konkurrencën dhe mospërfaqësimin. Kemi shumë deputetë që përfaqësojnë Kukësin dhe jetojnë në Tiranë”, tha Haçkaj.

Një sugjerim e kishte për KQZ duke qenë se procesi nuk do të jetë aspak i lehtë. Sipas tij, KQZ duhet të nisë fushatë ndërgjegjësuese për mënyrën e regjistrimit pasi ka shumë qytetarë në diasporë që nuk kanë njohuri në kompjuter, kryesisht të moshuar.

“Drafti i projekt-vendimit për aktin e parë nënligjor kryesisht merret me regjistrim dhe në përgjithësi është i mirë, ka afate që njerëzit mund t’i mbahen por është ende në diskutim e sipër. Ky nuk do të jetë proces i lehtë, prandaj KQZ e ka për detyrë të ndërmarrë fushatë ndërgjegjësuese dhe njohëse për diasporën se si votohet pasi nuk janë të gjithë të dhënë pas kompjuterit. Ka dhe njerëz më në moshë që nu ki kanë njohuritë. Ky proces i mënyrave të të regjistruarit të jetë i finalizuar deri në shtator të 2023. Nëse zgjedhjet mbahen në 2025 të ketë kohë nga fillimi i 2024, njerëzit të jenë ndërgjegjësuar me këtë process dhe të kenë bërë regjistrimin e tyre”, tha Haçkaj në intervistë për "Sot Live në Shqipëri" nga Andi Kapxhiu.

Kujtojmë se KQZ-ja paraqiti me detaje një propozim se si do të bëhej i mundur ky proces për votimin e emigrantëve. Ky propozim është në fazën e diskutimeve dhe u është dorëzuar deputetëve për ta shqyrtuar. Brenda vjeshtës së vitit 2023 duhet të jetë gati procesi për votimin e emigrantëve nga jashtë vendit e për këtë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi theksoi më herët se duhet dakordësi e plotë e të gjitha palëve politike. Palët parimisht kanë rënë dakord për votën e emigrantëve, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët se si kjo të bëhet realitet.

 

Intervista e plotë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bielefeld: 07/08/2022 09:46

    Hahahaha. Do deputetllik ky. Qe per gam gam eshte perfekt por te realizuar, eshte rob komplet bosh. Eh klyshat e politikanve, prap ne parlament do u ven dajat e miqte.

    Përgjigju
  • E verteta: 07/08/2022 05:46

    Eshte se Rama sapo ka nisur operacionin "diaspora". Per te nxjerre akte nenligjore nenfavor te asgjesimit te se drejtes kushtetuese per te zgjedhur nga jashte vendit. Permes kunatit te Mediut dhe shokut te tij ne punet e posta ne krye te KQZ. Ainpo targeton lokalet qe po vijne dhe beje fakt te kryer shkaterrimin zgjedhor. Jo me kot Qelbesbashi ka vite qe pengon zgjedhesit nga jashte vendit. Dhe deklaron qe e kane ne dore "partite politike". Jo. Ai e ka ne dore dhe duhet te kishte perfunduar rregulloret dhe infrastukturen. Por eshte ne sherbim te Rames per te instaluar nje sistem ne favor te patronazhimit kriminal. Shpresojme qe opozita ose qytetaret te reagojne fort.

    Përgjigju
    • Bielefeld: 07/08/2022 09:43

      Hahahahaha. Tani e dhjeve fare me kete koment. As ti vet nuk e kupton se cfare ke shkruar. Shko pi nje tas dhalle tani se qenke rond fare.

  • Diaspora: 06/08/2022 16:44

    Me mirë do ishte që diaspora të kishte 3-5 deputete keshtu do të shikohet edhe cilesia e tyre pra jane 100% për politik pro diaspores

    Përgjigju
    • Askushi: 06/08/2022 17:48

      Jo more. Qenke dhe nga diaspora ti. I bie qe nga votat e emigranteve snxjerr asnje ndryshim. Vetëm qe keta pak deputetë që dalin do jenë ne presionin e korrupsion dhe të dhunës se ndonje krimineli të lidhur me politiqenet tanë nëse nuk mendojnë si ata. Gati 1/3 e votuesve janë jashtë vendit dhe këto vota nuk mund të blehen dhe ju rrezikojnë karrierën shumë vjeçare dhe marrjen e pushtetit politiqeneve tanë të ndershëm. Po jam i bindur që politikanët tanë do votojnë atë që ke shkruar ti mor sufllaqexhi.

  • Turi: 06/08/2022 14:53

    Po si ka mundesi qe pasi Basha i premtoi ta bente minister kete Hockovicin, dhe nuk fitoi zgjedhjet, del e kerkon vend ne parlament. Ti mezi more shkollen e larte o robo. Dhe vendin e punes ne zvicer ta dha Ruli se je mik i ngushte familje dhe eshte aksioner te open system. Si vete kjo pune, rretullohu e kudo do gjesh familjaret e qeveritareve qe duan deputetllik. Vari c*rin po u bo dhe ky deputet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?