‘Dritë në fund të tunelit’ për votën e diasporës! Grupi i dialogut dakordësi në parim! Celibashi: Votimi të kryhet nëpërmjet internetit ose me postë

15 Maj, 15:33| Përditesimi: 15 Maj, 19:00

  • Share

TIRANE- Diaspora dukej e pashpresë për të votuar në zgjedhjet e 2025, por diskutimet e nisura në tryezën e Grupit të Dialogut, kanë rikthyer besimin se vota e emigrantëve mund të jetë e realizueshme. Në mbledhjen për më shumë se tre orë, gjashtëshja konsensuale maxhorancë-opozitë kanë nisur diskutimet konkrete për mënyrën sesi emigrantët do të votojnë.

Ajo që i ndan, është fakti se PS kërkon që vota e emigrantëve të bëhet përmes postës Shqiptare, ndërsa opozita kërkon postë ndërkombëtare, për të shmangur sipas saj manipulimet. Në ndihmë thirrën edhe KQZ, që ka edhe një tjetër opsion. Celibashi kërkon që KQZ të marrë në dorë edhe regjistrimin e zgjedhësve.

‘Palët janë angazhuar seriozisht për këtë çështje. Ka interes dhe ka vullnet për të gjetur nëj zgjidhje lidhur me këtë çështje. Ata donin të dinin mënyrën si do të regjistroheshin ata që dunn ta ushtrojnë këtë të drejtë. Çështja e afatit ka rëndësinë e vet por ajo që unë propozova është të jetë KQZ i cili administronim kërkesat e  votuesve që duna të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Adresuam pyetjet për çështje të ndryshme. Mendoj që votimi të kryhej ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë elektronike. Nuk mendoj se është votimi më postë. Si zgjidhja më e mirë një tjetër opsion ku fleta e dërgimit mund të dërgohet në mënyrë elektronike me postë’- tha Celibashi pas takimit. 

Nuk përjashtohet as zgjerimi i votimit dhe numërimit elektronik në 2025, për të cilën mazhoranca e opozita kanë bindjen se duhet të shtrihet në të gjithë vendin, ndërsa Celibashi thotë se të paktën të shtrihet në qarqet kryesore.

“Për ta zhvilluar në gjithë territorin e vendit votimin elektronik, çdo ditë që kalon mendoj se është thuajse e pamundur që votimi elektronik të zhvillohet në gjithë territorin e Shqipërisë.”

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Rithemelimit pas mbledhjes theksoi se janë së paku 1.2 mln shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote. Ai tha se PD është dakord me një votim me postë, por se kjo postë të jetë ndërkombëtare e jo shtetërore.

Vota e diasporës u rikthye në vëmendje, pas një proteste që përfaqësues të saj bënë brenda Kuvendit të Shqipërisë disa javë më parë duke kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkonte plotësimin e vakumit ligjor për të mundësuar votimin nga jashtë.

Diaspora është bërë epiqendra edhe e takimeve të krerëve më të lartë të politikës, që kanë nisur ture takimesh me ta, si kryeministri Rama të dielën në Greqi, Basha me emigrantët në takim dhe me Ilir Metën që ka premtuar takim me emigrantët në Londër.

Palët i kanë lënë afat vetes që deri më 1 korrik të kenë gati dokumentin e dakordësuar në formën e projekt-ligjit për ta dërguar në Kuvend për votim.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?